Horrori: Mjeku vret të dashurën dhe i copëton trupin, pasi mëson se ishte transgjinore Horrori: Mjeku vret të dashurën dhe i copëton trupin, pasi mëson se ishte transgjinore
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Rusinë Lindore, ku një mjek ka vrarë të dashurën e tij, pasi kishte zbuluar se ishte transgjinore.... Horrori: Mjeku vret të dashurën dhe i copëton trupin, pasi mëson se ishte transgjinore

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Rusinë Lindore, ku një mjek ka vrarë të dashurën e tij, pasi kishte zbuluar se ishte transgjinore.

Mikhail Tikhonov, 27-vjeç kishte shkuar në shtëpinë e viktimës Nina Surgutskaya, 25-vjeçe dhe pasi kishin kryer marrdhënie seksuale, kishte kuptuar se Nina kishte kryer operacione për ndryshimin e gjinisë.

Tikhonov, shkruan “Daily Mail”, e mbyti të dashurën në shtratin e saj dhe më pas për të fshehur vrasjen, ia copëtoi trupin dhe më pas i gatoi pjesët e trupit të 25-vjeçares.

Tikhonov u arrestua dhe u mor në pyetje pasi Nina u zhduk dhe nëna e saj thirri policinë për të hetuar zhdukjen.

Në raportin e policisë thuhet:

“Ai i vuri viktimës duart në fyt dhe e shtrëngoi deri sa ajo nuk kishte më shenja jete. Më pas e dërgoi trupin në tualet dhe i hoqi organet e brendshme duke i copëtuar në pjesë të vogla dhe duke i hedhur në tualet. Ndërsa pjesët e tjera të trupit i fuste për t’u pjekur në furrë në mënyrë që të hiqte lëngjet e tepërta”.

Ndërsa gjymtyrët dhe brinjët, i sharroi dhe i hodhi në kosha plehrash.

Në raport thuhet gjithashtu se në momentin e arrestimit koka e viktimës ishte ende e pashkëputur nga qafa, por ai i kishte mbuluar me kripë dhe i kishte futur në furrë “për të hequr qafe erën”.

Tikhonov do të përballet me 20 vjet burg nëse dënohet për vrasje dhe gjymtimin e kufomës.

Theksohet se viktima Nina, dikur mashkull, ishte regjistruar si femër nga autoritetet ruse.