Humb jetën studenti korçar Humb jetën studenti korçar
Një 26-vjeçar shqiptar ka humbur jetën teksa ngjitej në malin e Olimpit në Greqi. Ai mësohet se ishte i apasionuar pas alpinizmit. Udhëtimi që... Humb jetën studenti korçar

Një 26-vjeçar shqiptar ka humbur jetën teksa ngjitej në malin e Olimpit në Greqi. Ai mësohet se ishte i apasionuar pas alpinizmit. Udhëtimi që Ilia Dhimitri kishte organizuar me mikun e tij 25-vjeçar, me të cilin studionin së bashku në Selanik, me sa duket ishte i fundit për të.

26-vjeçari shqiptar nga Korça gjeti vdekjen, pasi u rrëzua nga një lartësi prej 200 metrash në greminë, ndërsa miku i tij mbeti i lënduar. Bashkëudhëtari i tij arriti të mbahet në një pemë, ndërsa fatkeqësisht Ilia nuk mundi të gjente mbështetje dhe u rrëzua duke gjetur vdekjen. Babai i djalit që arriti të mbijetojë ka thënë për gazetën greke “Protothema”, se megjithë përpjekjet për ta shpëtuar, i biri nuk mundi. “Djali im zbriti, shkoi tek miku i tij, i lidhi kokën dhe e mbajti atë në duar derisa arritën shpëtuesit. Por për fat të keq ai kishte ndërruar jetë”

Gazeta greke shkruan se 26-vjeçari kishte ëndërr të udhëtonte në botë dhe të pushtonte sa më shumë maja të larta, por ëndrra u pre në mes pikërisht në malin ku sipas gojëdhënave jetojnë perënditë./syri.net.