Mauro Icardi nuk e ka ndërmend të largohet nga Interi. Icardi ka një lajm të mirë për tifozët e Interit. Sulmuesi argjentinas ka hedhur...

Mauro Icardi nuk e ka ndërmend të largohet nga Interi.

Icardi ka një lajm të mirë për tifozët e Interit. Sulmuesi argjentinas ka hedhur poshtë thashethemet se që e lidhin me një kalim të mundshëm te Manchester United dhe Wolfsburg.

“Wolfsburg dhe Manchester United? Kam dëgjuar diçka në lidhje me interesimin e tyre, por unë dua të qëndrojë në Inter”, ka deklaruar Icardi për të përditshmen italiane, Corriere dello Sport

“Nuk do të shkojë në Manchester United edhe nëse  Jose Mourinho shkon atje. Përgjigja ime është e njëjtë, unë qëndroj në Inter. Unë jam i lumtur në Milano. Klubi ka një projekt te madh dhe po investon shumë për që ta bëjë një skuadër që lufton për tituj.. Unë kam një kontratë me Inter dhe unë jam i lumtur që luaj këtu”, ka përfunduar ai.