“Icardi? Nëse nuk do të vijë, të shkojë në djall…” “Icardi? Nëse nuk do të vijë, të shkojë në djall…”
Merkato e Napoli-t po kalon disa orë të nxehta. Pas zbarkimit të Lozano-s, priten të reja në lidhje me Mauro Icardi-n, i cili duhet... “Icardi? Nëse nuk do të vijë, të shkojë në djall…”

Merkato e Napoli-t po kalon disa orë të nxehta. Pas zbarkimit të Lozano-s, priten të reja në lidhje me Mauro Icardi-n, i cili duhet t’i kthejë një përgjigje “axurrëve”.

Argjentinasi mund të jetë përforcimi i madh për skuadrën e Ancelotti-t, por ishkapiteni i Inter-it po bën rolin e të vështirit. Dhe është kjo pavendosmëri e tij që nuk pëlqehet nga një ish-futbollist, i cili fanellën e Napoli-t e ka veshur dhe e ka nderuar.

Antonio de Oliveira Filho, i njohur nga të gjithë si Careca, ka folur për “Il Mattino”, duke dhënë mendimin e tij në lidhje me çështjen Icardi. “Me të vërtetë po presim akoma përgjigjen e tij? Nëse nuk do të vijë, të shkojë në djall”, ka thënë braziliani. “A e ka kuptuar se të shënosh gola me atë fanellë nuk ka çmim? Unë mendoj se, nëse nuk do të vijë, më mirë të mos vijë. Po të isha në vend të Napoli-t, nuk do të humbja kohë me të”.

“Më pas, Napoli e ka numrin 9 dhe është i fortë. Milik është i fortë, duhet vetëm të kemi besim tek ai. Mund të arrijë deri në 30 gola”, ka thënë Careca.