“Icardin nuk e preferoj as si sulmuesin e shtatë” “Icardin nuk e preferoj as si sulmuesin e shtatë”
Kapiteni i Inter, Mauro Icardi duhet të jetë zgjedhja e shtatë për Argjentinën, sipas ikonës kombëtare Diego Maradona. Icardi bëri debutimin e tij te... “Icardin nuk e preferoj as si sulmuesin e shtatë”

Kapiteni i Inter, Mauro Icardi duhet të jetë zgjedhja e shtatë për Argjentinën, sipas ikonës kombëtare Diego Maradona.

Icardi bëri debutimin e tij te Argjentina në kualifikueset e Kupës së Botës kundër Uruguajit në vitin 2013, por ende nuk ka bërë paraqitje tjera, transmeton indeksonline.

Bauza ka pranuar se ai do të jetë i hapur për të zgjedhur Icardin, por Maradona, i cili ka qenë kritik ndaj sulmuesit që ai u martua me ish-gruan e shokut të tij, Maxi Lopez , mendon se ai duhet të mbahet larg Argjentinës.

“Le të jetë Icardi sulmuesi i shtatë, jo i katërti. Para Icardit, unë do të marr 43-vjeçarin, Bazan Vera”, ka thënë Maradona Radio Rivadavia .

“Vërtet e pëlqej Lucas Pratto. Unë do të preferoja të largohet Icardi nga ekipi kombëtar”, ka përfunduar Maradona. /IndeksOnline/