Ikni rini e dashur, ju jeni më të mençur se prindërit tuaj! Ikni rini e dashur, ju jeni më të mençur se prindërit tuaj!
Nga Sulejman Mehazi Ikni ikni rini e dashur ju jeni më të mençur se ne mirë ua bëni prindërve e meritojmë pasi s’kemi qenë... Ikni rini e dashur, ju jeni më të mençur se prindërit tuaj!

Nga Sulejman Mehazi

Ikni ikni rini e dashur ju jeni më të mençur se ne mirë ua bëni prindërve e meritojmë pasi s’kemi qenë të aftë t’ua sigurojmë e ruajmë dinjitetin tuaj moral social ekonomik e politik mirë na e bëni s’kemi ditur t’ju edukojmë si duhet. E di se jeni gërditur me poltronizmin e përkuljen e prindërve tuaj ndaj partive politike ndaj shefave ministrave e drejtorëve jeni gërditur me egoizmat prindore për mos sakrificën ndaj jush.

Mirupafshim e të na falni që s’kemi sakrifikuar sikurse prindërit tanë që me pesë gjashtë fëmijë jetën e kanë dhënë për të jetuar kalamajtë kurse ne baballarët e nënat moderne kemi sakrifikuar fëmijët për të jetuar vet ne më mirë.

Të më falësh biri im që s’bëra kurrgjë për ty duke u munduar të jetoj vetë të harrova ty duke vrapuar pas karrierës sime harrova karrierën e ardhmërisë tënde. Derisa babai im apo gjyshi juaj përpiqej punonte e sakrifikonte për tre djemtë e tri vajzat e tij unë duke u përpjekur për karrierë duke shkruar për të bërë emër të harrova e të pikëllova ty e motrën tënde.

Pasi s’isha i aftë të përkujdesesha për egzistencën tuaj për kushtet e mira jetësore e për karrierën tuaj shko bir ik nga mua nga vendlindja e mallkuar nga vet shqiptarët e korruptuar.

E di biri im se gabimisht të kam edukuar mësuar e frymëzuar edhe pse je shumë i ri je më i mençur se unë e di se patriotizmi yt s’është kombëtar por ai jetësor kah e ku të shkosh të jetosh mirë e këndshëm. E di se vendlindja juaj është jeta e mirë dhe e lumtur e jo vendlindja e baltosur e korruptuar e mjeruar.

O djali im i dashur në vend që ne njëzet vjet radhazi të ruanim paratë e pushimeve verore nga 1500 euro në konton tuaj do kishit 36,000 euro.

Po paratë e ahengeve qejfeve, garderobave, shminkave, teshave, ditëlindjeve, dasmave, motmoteve, 8 marseve, pijeve alkoolike, ku mbeten?

Pasi si prind kemi qenë egoistë e kurrgjë s’kemi sakrifikuar për ju, atëherë Zoti ju ruajtë e ju ndihmoftë o biri im Adhurimi im i dashur!