Ilir Kerni flet për dorëheqjen Ilir Kerni flet për dorëheqjen
Ilir Kerni më në fund ka folur. Thuaj një javë pas dorëzimit të kërkesës për dorëheqjen, e cila u pasua me një valë mbështetjeje... Ilir Kerni flet për dorëheqjen

Ilir Kerni më në fund ka folur. Thuaj një javë pas dorëzimit të kërkesës për dorëheqjen, e cila u pasua me një valë mbështetjeje të artistëve, brenda dhe jashtë vendit, që kishin bashkëpunuar me të gjatë këtyre viteve, ai ka shkruar një status. Nuk ka zgjedhur të sqarojë arsyet e dorëheqjes, por vetëm të falënderojë të gjithë artistët për këtë mbështetje të treguar. Shumë prej artistëve të TOB, dërguan edhe një peticion në Kryeministri për mospranimin e kërkesës së Kernit.

Megjithatë, Kerni mes falënderimeve, ka bërë të qartë që kjo kërkesë është e pakthyeshme nga ana e tij. Ai thotë që është “përulësisht mirënjohës që isha njeri prej jush në rrugëtimin tonë të përbashkët si artistë” duke treguar që kjo rrugë ka përfunduar dhe nuk ka më kthim pas.

Në status, Kerni nuk harron të përmendë dhe përshëndesë nismën e qeverisë për rikonstruksionin e Tkobap duke dhënë publikisht mesazhin, pavarësisht dyshimeve për një konflikt me Ministrinë e Kulturës, të bashkëpunimit dhe komunikimit që mbetet mes tij dhe institucioneve shtetërore.

“Te dashur,

mesazhet tuaja të shumta, mbështetja dhe dashamirësia juaj përgjatë këtyre ditëve, më kanë bërë të përjetoj emocione te forta qe rralle here i kam ndjere ne skene.

Me mund e sakrifica por mbi te gjitha me shume dashuri, falë punës së përkushtuar të secilit prej jush i dhuruam artdashesve brenda dhe jashte vendit produksione të rëndësishme me emra të mëdhenj të artit botëror.

Lajm i mire eshte gjithashtu se pikërisht në vitin e 60-të të teatrit, Qeveria Shqiptare bën me dije dhe vendimin për rikonstruksionin e Tkobap.

Perulesisht mirenjohes qe isha njeri prej jush ne rrugëtimin tonë te përbashkët si artiste.

Miqesisht,

Ilir Kerni”

Pas sezonit të vjeshtës, Teatri i Operës dhe Baletit do të nisë rikonstruksionin, në një drejtim të ri.