Njeriu nga i cili kanë frikë të gjithë njerëzit që merren me marrëveshjet e dyshimta të futbollit, i cili ndoshta tashmë është i urryer...

Njeriu nga i cili kanë frikë të gjithë njerëzit që merren me marrëveshjet e dyshimta të futbollit, i cili ndoshta tashmë është i urryer edhe nga bosët në Real Madridit, është diku në Portugali. Ai nuk pranon vizitorë – komunikon vetëm me e-mail.
Kur e pyeti nëse ai do të mund ta merrte në telefon, një gazetarit i tha se do të ishte më mirë që jo. Ai njeri e quan veten John, transmeton Telegrafi.

John shkruan: “Për fat të keq nuk mund t’iu them më shumë për identitetin tim. Siç edhe mund ta imagjinoni, kam shumë armiq të fortë përreth”.
John është njëri nga kreatorët e platformës online Footbll Leaks, një grupi sekret që ka publikuar detaje sekrete spektakolare rreth kontratave të top futbollistëve.

Aty janë të përfshira edhe shumat e paguara nga Arsenal për Mesut Ozil, shumën e transferit të paguar për sulmuesin brazilian, Hulk nga Zenit Saint Petersburg, si dhe marrëveshja speciale ndërmjet As Monaco dhe Manchester United rreth lojtarit Anthony Martial.

Football Leaks ka kontratat, është e njoftuar me shumat dhe është duke i publikuar ato në internet. Si pasojë, industria e futbollit është e “trazuar”.

Kjo platformë arriti majat kur javë më parë publikoi marrëveshjen e arritur ndërmjet Real Madrid dhe Tottenham Hotspur, dy vite e gjysmë më parë, transmeton Telegrafi.

Sipas asaj që thuhet, kjo marrëveshje arrinte shifrat e 100,7 milionë eurove.
Bale, siç e dimë, është lojtari më i shtrenjtë i futbollit. Por siç gjithashtu dihet se, Tottenham dhe Real kanë një marrëveshje e cila ua ndalon atyre që ta bëjnë atë me këto detaje. Si rezultat ato do të deklarojnë shumën prej 91,6 milionë euro.

Dhe arsyeja pak a shumë dihet – që mos të preket egoja e super yllit, Cristiano Ronaldo, i cili paraprakisht ishte lojtari më i shtrenjtë i futbollit. Ai ishte transferuar nga Manchester United në Real, në vitin 2009, për 94 milionë euro.
Gjermanja SPIEGEL shkruan se ka krijuar kontakte me shkrim me John.
“Ne duam një sport më transparent dhe të besueshëm”, shkruan ai. “Disa klube thjesht nuk kanë respekt për tifozët dhe mbajnë shumë gjëra sekrete. Çdo gjë është bërë tabu:.. Pagat, kontratat, klauzola”.

Ai thotë se qëllimi i Football Leaks është që të pastrojë sistemin e transferimit dhe për të frenuar ndikimin e agjentëve të lojtarëve dhe fondeve të investimeve, transmeton Telegrafi.

Është e paqartë se si Football Leaks ka ardhur deri tek dokumentet. Ato mund të kenë ardhur nga burime të lidhura me agjentët e lojtarëve, nga përfaqësuesit e klubeve, ose nga të punësuarit në shoqatat kombëtare të futbollit.
Çfarë është e habitshme është fakti se kaq shumë nga dokumentet që janë ekspozuar kanë të bëjnë me Real Madridin, Sporting Clube de Portugal, asociacionin më të lartë të futbollit në vend, apo nga kompania në pronë të Jorge Mendes, i cili në krah të Cristiano Ronaldos dhe Jose Mourinhos, është ngritur në 10 vitet e fundit në agjentin më influencues në botë.

Gjatë Kampionatit Botëror, në verën e vitit 2014, kompania e Mendes, Gestifute, ishte e përfshirë në transferimin e lojtarëve, vlera e të cilëve kishte shkuar në 250 milionë euro.
“Dokumentet tona vijnë nga burime të ndryshme – kemi një rrjet shumë të mirë”, ka shkruar John.

industria-e-futbollit-n-euml-alarm-football-leaks-publikon-kontratat-e-top-futbollist-euml-ve-dokument_hd
Football Leaks gjithashtu gjermanes SPIEGEL i ka dhënë rreth 60 dokumente.
Ato përfshijnë marrëveshjen e transferimit ndërmjet FC Bayern Munich dhe Real Madrid për Xabi Alonso, si dhe marrëveshjen e transferimit në mes të Real Madrid dhe FC Bayern për lojtarin e kombëtares gjermane, Toni Kroos.

Tarifa e transferimit, siç thuhet në dokument, ishte 25 milionë euro, që duhet të paguhet në mënyrë të plotë më 15 korrik 2016 – në tri këste.

Kjo marrëveshje, e cila është nënshkruar edhe nga Kroos, mban datën 10 korrik 2014 – dy ditë pas fitores së Gjermanisë kundër Brazilit dhe tre ditë para ndeshjes finale fitimtare në Rio. Kroos në fund nënshkroi një kontratë pune me Real më 17 korrik.

Para kësaj, Kroos kishte shpresuar që në FC Bayern të bëhet një nga lojtarët më mirë të paguar, por bosët e klubit nuk pranuan një gjë të tillë.
E në bazë të kontrates me Real, Madrid i kishte ofruar Kroos një pagë të lartë, e cila i ishte i mohuar në Munchen. Ai do të gëzonte të ardhurat bruto prej 11.3 milionë euro gjatë sezonit të parë dhe pastaj 10.9 milionë euro në vit, që nga sezoni i dytë deri në të gjashtin.

Kjo kontratë përcakton se Kroos do të paguhej dy herë në vit në vend se çdo muaj, gjysma më 10 janar dhe gjysma tjetër më 10 korrik.

Një detaj që thotë shumë mund të gjendet në faqen tre të ndryshimeve në këtë kontratë.
Aty thuhet se mesfushori i Realit do të merrte një pagesë bruto rritje prej 1.818.182 euro, nëse ai futet në tre kandidatët për FIFA-s World Player of the Year. Më pas, kjo shumë do të shtohej në pagën e tij fikse.

Kroosit do t’i ofrohej e njëjta rritje apo bonus nëse ai do të shpallej World Player of the Year.

Por Toni Kroos dhe këshilltari i tij Volker Struth nuk kanë pranuar të komentojnë mbi kushtet e kontratës së tij. /Telegrafi/