Infermierja e QKUK-së merr infuzion pas ndërrimit 12 orësh të stërngarkuar Infermierja e QKUK-së merr infuzion pas ndërrimit 12 orësh të stërngarkuar
Infermierja e repartit të Hemodializës në Klinikën e Nefrologjisë në QKUK, Luljeta Musliu, është detyruar të marr infuzion pas lodhjes nga puna e stërngarkuar.... Infermierja e QKUK-së merr infuzion pas ndërrimit 12 orësh të stërngarkuar

Infermierja e repartit të Hemodializës në Klinikën e Nefrologjisë në QKUK, Luljeta Musliu, është detyruar të marr infuzion pas lodhjes nga puna e stërngarkuar.

Musliu është sëmurë dje pas ndërrimit 12 orësh me shumë pacientë dhe në mungesë të infermierëve të nevojshëm, shkruan Gazeta Shneta.

“Pas një dite 12 orëshe dhe të stërngarkuar me punë në mungesë të Infermiereve, pason ky shpërblim. Mbi të gjitha ose e kisha dorën e lehtë sic thonë pacientët ose nuk ndjeva dhimbje nga lodhja”, ka deklaruar ajo.

Musliu thotë se punën e njëjtë të ngarkuar do ta ketë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa shpreson se kjo situatë do të ketë përmirësim.

Kjo nuk është hera e parë që infermieret ankohen për punë të ngarkuar nëpër klinika. Në disa prej tyre ndodh që një infermiere të kujdeset për më shumë se 20 pacientë në ndërrime të natës. Gazeta Shneta ka raportuar në vazhdimësi për këtë problem me të cilin përballen stafi i mesëm.

Poashtu është raportuar se terapitë e pacientëve vonohen pikërisht për shkak të mungesës së infermierëve për t’ua dhënë në kohë. SHSKUK së fundmi ka hapur një konkurs për 100 infermierë të kategorive të ndryshme, por kjo nuk do të mjaftoj për t’i mbuluar nevojat e klinikave. /Gazeta Shneta/