Inter ofron 70 mln euro për Lukaku, United kërkon formulë tjetër! Inter ofron 70 mln euro për Lukaku, United kërkon formulë tjetër!
Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ishte në Londër këtë të premte, aty ku u takua me drejtuesit e Manchester United dhe iu paraqiti... Inter ofron 70 mln euro për Lukaku, United kërkon formulë tjetër!

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ishte në Londër këtë të premte, aty ku u takua me drejtuesit e Manchester United dhe iu paraqiti ofertën prej 70 milionë euro për Romelu Lukaku.

Formulë e komplikuar nga zikaltrit: 10 milionë euro për huazim njëvjeçar me detyrim blerje dhe 30 milionë euro të tjera në dy vitet e ardhshme.

Kjo ofertë është hedhur poshtë nga United, që kërkon të paktën të marrë paratë e shpenzuar për blerjen e sulmuesit belg nga

Everton dy vite më parë. 26-vjeçari u ble për 75 milionë paund (rreth 84 mln euro) dhe një klauzolë e veçantë: 5 milionë paund të tjera nëse shitet këtë verë (2019), që do të thotë se shifrat që kërkojnë “Djajtë e Kuq” janë 80 milionë paund (rreth 90 mln euro).

Tashmë Inter duhet të paraqitet me një ofertë tjetër, sepse diferenca mes tyre është 20 mln euro dhe të shpresojnë për ndonjë ulje nga klubi anglez