Interi “përgënjeshtron” Gary Neville: Lukaku mbipeshë? Jo, nuk ka nevojë për dietë Interi “përgënjeshtron” Gary Neville: Lukaku mbipeshë? Jo, nuk ka nevojë për dietë
Akuza e Gary Neville për një Lukaku me mbipeshë të fortë, nuk konrmohet nga bota e Interit. Ish-sulmuesi i Manchester United, sipas “La Gazzetta... Interi “përgënjeshtron” Gary Neville: Lukaku mbipeshë? Jo, nuk ka nevojë për dietë

Akuza e Gary Neville për një Lukaku me mbipeshë të fortë, nuk konrmohet nga bota e Interit. Ish-sulmuesi i Manchester United, sipas “La Gazzetta dello Sport”, me pak fjalë, nuk u vu në dietë nga nutricionistja Pincella.

Humbja e peshës madje mund të ishte kundërproduktive për Lukakun, që ka forcën zike një nga pikat e forta të tij. Përkundër kësaj, sidoqoftë, belgu me siguri nuk kënaqet me pengesat që i dalin në tryezë, çka e rrëfeu dje në “Otro”, një platformë e përdorur nga shumë kampionë të së tashmes dhe të së kaluarës: “Ushqimi italian? Vetëm sallata…” Ditët e para milaneze të Lukakut llojnë herët, kur sulmuesi shkon në Pinetina, aty ku qëndron praktikisht gjatë gjithë ditës. Stërvitje, drekë, pushim, akoma stërvitje dhe rreth orës 20:00 vrapon në dhomën e tij, në hotelin “Melià”, në zonën e “San Siros”. Është e njëjta zonë ku, siç duket, Lukaku është në kërkim të një shtëpie moderne, të bollshme dhe shumë të ndritshme. Alternativa është “City Life”, rrethi i ri i rrokaqiejve të Milanos.

Shkurt, Lukaku duket se ka gjetur rehat në realitetin e ri dhe tashmë ka nisur të mësojë italishten. Interi, i cili me siguri do ta prezantojë javën e ardhshme, tani është në pritje të belgut të vërtetë në fushat e blerta, për t’i bërë mediat të asin vetëm për të…