Irina Shayk gati për t’u hakmarrë ndaj Bradley Cooper Irina Shayk gati për t’u hakmarrë ndaj Bradley Cooper
Modelja pritet të zbulojë gjithçka për aktorin Pas ndarjes nga Bradley Cooper, Irina Shayk është shfaqur shumë e qetë, por pritet që gjithçka të... Irina Shayk gati për t’u hakmarrë ndaj Bradley Cooper

Modelja pritet të zbulojë gjithçka për aktorin Pas ndarjes nga Bradley Cooper, Irina Shayk është shfaqur shumë e qetë, por pritet që gjithçka të “shpërthejë” më vonë.

“RadarOnline” ka mësuar se Irina ka shumë gjëra për të treguar për lidhjen e saj me Bradley dhe se e ka projektuar shumë mirë hakmarrjen ndaj tij.

Burime pranë modeles kanë zbuluar se disa shtëpi botuese i kanë ofruar asaj bashkëpunim me shuma të majme për të treguar çdo gjë për Cooper në një libër.

“Në fillim ajo mendoi se kjo do të ishte diçka e keqe, por tani është e mendimit se duhet ta nxjerrë të vërtetën në dritë dhe pse jo të përfitojë pak prej saj në të njëjtën kohë.

Bradley e ka dëgjuar se ajo po punon për diçka dhe e di se ajo do të shkruajë se sa partner i lig dhe i fokusuar pas punës ishte ai”, kanë thënë burimet.

Thashethemet për tradhëti të Bradley Cooper nisën në vitin 2017-të, kur ai filloi xhirimet e filmit ‘A Star Is Born’ përkrah Lady Gaga.

Më pas gjatë turneve promovuese të filmit ata të dy treguan se mes tyre kishin shumë kimi dhe në performancën në “Oscar” u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin e ishin gati të shkëmbenin një puthje romantike.