Ish-mesfushori i Interit pranë Partizanit Ish-mesfushori i Interit pranë Partizanit
Një ish-lojtar i Interit pritet t’i bashkohet klubit të Partizanit. Bëhet fjalë për mesfushorin Gabi Mudingai, që sipas portalit të njohur “Transfermarket” do të... Ish-mesfushori i Interit pranë Partizanit

Një ish-lojtar i Interit pritet t’i bashkohet klubit të Partizanit. Bëhet fjalë për mesfushorin Gabi Mudingai, që sipas portalit të njohur “Transfermarket” do të firmosë me “Demat e Kuq” të Superligës shqiptare.

34-vjeçari ka qenë i huazuar tek zikaltrit gjatë viteve 2012-2014. Më parë belgu ka veshur edhe fanellën e skuadrave të Gentit, Torinos, Lacios dhe Bolonjës.

Mundigai është aktivizuar gjithashtu për 5 vite me kombëtaren belge, ku në 17 ndeshje nuk ka mundur të shënojë asnjë gol.