Ish partneri i Khloe Kardashian flet për tradhtinë: “Duhet të kisha qenë më shumë burrë” Ish partneri i Khloe Kardashian flet për tradhtinë: “Duhet të kisha qenë më shumë burrë”
Kanë kaluar 5 vjet qëkur Lamar Odom u nda nga Khloe Kardashian pas një martese 4 vjeçare. Por kampioni i NBA ka folur së... Ish partneri i Khloe Kardashian flet për tradhtinë: “Duhet të kisha qenë më shumë burrë”

Kanë kaluar 5 vjet qëkur Lamar Odom u nda nga Khloe Kardashian pas një martese 4 vjeçare. Por kampioni i NBA ka folur së fundmi mbi këtë temë duke u shprehur se i vjen keq për mënyrën si u transformuan gjërat.

Në librin e tij “Darkness to Light”, i cili del në treg më 28 Maj, ai zbulon të vërtetat e fshehura të jetës së tij, duke përfshirë këtu dhe marrëdhënien me Khloen.

“Do doja të kisha qenë më shumë burrë. Ende më bezdis edhe sot. Por pendesa është diçka me të cilën do më duhet të mësoj të jetoj.”- u shpreh Odom në një intervistë ekskluzive për PEOPLE, ku ka pranuar se ka tradhëtuat Khloen dhe gjithashtu ka fshehur nga ajo varësinë e tij nga kokaina.

Ata u martuan në 2009, një muaj pasi ishin njohur dhe e finalizuan divorcin përfundimisht në 2016,

“Për pak, të qenit me të ishte një bekim dhe isha më i lumtur nga sa kisha qenë ndonjëherë në jetë. Ishim një ndër çiftet më të njohur në Hollywood dhe bënim më shumë para bashkë sesa kishim individualisht. Në fillim të martesës, isha besnik ndaj saj. Më pas, nuk mund ta përballoja kokteilin vdekjeprurës të vëmendjes, varësinë, një karrierë që shuhej dhe pabesinë. Oh, e përmenda paranojën, ankthin, depresionin… Nuk mund ta mbaja mikun në pantallona, dhe as kokainën larg hundës. Të varurit nga droga janë tmerrësisht të aftë t’i fshehin zakonet. Unë kthehesha në pozicion mbrojtje dhe Khloe thjesht e linte si bisedë.”- shkruan ai.

Ndërkohë sapo Khloe mori vesh për pabesinë e tij, ata u ndanë por ajo sërish nuk e braktisi plotësisht. Kur ai u shtrua në spital nga mbidoza, ajo ishte pranë tij.

“Mbaj mend që u zgjova dhe ajo më tregonte fotot e mamasë sime. U surprizova sa e shpejtë ishte të tregonte devotshmërinë e saj ndaj meje. Dashuria e saj për mua duhet të ketë qenë pa kushte. Mendoj se kjo është gjëja e vetme që i dha forcë të më donte dhe në atë kohë.”- tregon Odom për atë periudhë.

Odom i mbyll deklaratat e tij duke u shprehur se shpreson të jenë sërish miq, pasi i mungon shumë familja dhe shpreson të ribashkohen. /Blitz.al/