ISIS këcënon Belgjikën: Do luftojmë popullin tuaj (Video) ISIS këcënon Belgjikën: Do luftojmë popullin tuaj (Video)
Një tjetër video kërcënuese ka nisur të qarkulloj nëpër rrjete sociale, e bërë nga një militant belg i cili i është bashkuar ISIS-it. Ai,... ISIS këcënon Belgjikën: Do luftojmë popullin tuaj (Video)

Një tjetër video kërcënuese ka nisur të qarkulloj nëpër rrjete sociale, e bërë nga një militant belg i cili i është bashkuar ISIS-it. Ai, ka kërcënuar vendin e tij se do ta luftoj popullin.

Militanti dëgjohet duke thënë në video se Brukseli nuk ka mësuar nga Parisi dhe shpejt do tua kthejnë mbrapshtë sulmet që po u bëhen pjesëtarëve të ISIS-it, nga avionet F-16.

“Ju nuk keni mësuar asgjë nga Parisi, për shkak se keni vazhduar të luftoni Islamin dhe myslimanët. Për këtë dua t’ju them se sulmi ne Bruksel nuk është asgjë tjetër, veçse keni korr atë që keni mbjellë me duart tuaja. Ashtu sikurse avionët tuaj F-16 na sulmojnë, ne do të luftojmë popullin tuaj”, thotë më tutje militanti i ISIS-it.

Autoritet kanë thënë se kjo video ende është në proces të verifikimit.