Ismaili takohet me Spahn, thotë se Gjermania do të ndihmojë reformat në shëndetësi Ismaili takohet me Spahn, thotë se Gjermania do të ndihmojë reformat në shëndetësi
Kosova ka fituar një aleat të fuqishëm në misionin e saj për transformimin e shëndetësisë. Ministri Ismaili ka marrë sot në Berlin zotimin e... Ismaili takohet me Spahn, thotë se Gjermania do të ndihmojë reformat në shëndetësi

Kosova ka fituar një aleat të fuqishëm në misionin e saj për transformimin e shëndetësisë. Ministri Ismaili ka marrë sot në Berlin zotimin e shtetit gjerman për mbështetje në reformat e nisura, njofton komunikata e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Uran Ismaili, është pritur sot në Berlin nga ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.

Ministri Ismaili dhe ministri Spahn kanë diskutuar për mundësitë se si Gjermania do të mund të angazhohet konrektisht që të ndihmoj edhe reformat e nisura për transformimin e shëndetësisë në Kosovë.

“Në reformat shëndetësore që kemi nisur në Kosovë, ndihma e Gjermanisë do të jetë më se e mirëseardhur. Falënderoj ministrin Spahn për pritjen dhe gatishmërinë e shtetit gjerman që të na gjendet afër në misionin tonë për transformimin e shëndetësisë”, ka thënë ministri Ismaili pas takimit me ministrin gjerman.

“Kërkuam nga Gjermania që me ekspertët e saj, përmes trajnimeve, të na ndihmojë në menaxhimin e spialeve dhe fuqizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Morëm konfirmimin e ministrit Spahn, se sikur në shumë fusha që Gjermania ka ndihmuar Kosovën, përkrahja e tyre do të vazhdoj edhe në shëndetësi”, shtoi ministri Ismaili.

Nga ana e tij, ministri gjerman Jens Spahn, shprehu gatishmërinë e tij dhe të Gjermanisë që bashkpëunimin e kahmotshëm mes dy vendeve, ta fuqizojnë edhe në fushën e shëndetësisë.

Ministri Ismaili po qëndron për një vizitë tri ditore në Gjermani për të siguruar mbështetjen e shtetit gjerman në reformat për krijimin e një sektori shëndetësor që në qendër ka qytetarin.