Italia stimulon tinejxherët me 430 euro bonus për pjesëmarrje në aktivitete kulturore Italia stimulon tinejxherët me 430 euro bonus për pjesëmarrje në aktivitete kulturore
Iniciativa do të nisë nga 15 shtatori dhe do të përfitojnë rreth 575 mijë tinejxherë me rreth 290 milionë euro. Për ti edukuar gjeneratat... Italia stimulon tinejxherët me 430 euro bonus për pjesëmarrje në aktivitete kulturore

Iniciativa do të nisë nga 15 shtatori dhe do të përfitojnë rreth 575 mijë tinejxherë me rreth 290 milionë euro.

Për ti edukuar gjeneratat e reja me më shumë kulturë dhe për të rritur pjesëmarrjen e tyre në aktivitete kulturore, Italia ka vendosur që tu japë tinejxherëve të këtij shteti, secilit 430 euro bonus.

E veçanta është se 18-të vjeçarët italianë do të mund ti shpenzojnë këto para vetëm në aktivitete kulturore, në bileta të koncerteve, teatrit, kinemave, vizita në muze dhe udhëtime në parqe nacionale. Iniciativa do të nisë nga 15 shtatori dhe do të përfitojnë rreth 575 mijë tinejxherë me rreth 290 milionë euro.

Gjithçka do të realizohet në bazë të një aplikacioni në internet, www.18app.it Ministria e Kulturës thotë se iniciativa është mesazh i qartë që të rinjtë janë pjesë e një komuniteti kulturor dhe se pjesëmarrja në aktivitete kulturore dhe ekspozimi ndaj kulturave të ndryshme i bën ata më përparimtarë.

Italia madje po planifikon që një shumë të tillë t`ua japë edhe mësimdhënësve që duan ti nxisin nxënësit e studentët drejt këtyre aktiviteteve.