Iu jepet lamtumira e fundit 8 antëtarëve të familjes Zykaj Iu jepet lamtumira e fundit 8 antëtarëve të familjes Zykaj
Mund të konsiderohet si tragjedia më e rëndë e ndodhur vitet e fundit në Shqipëri. Pamjet që vijnë nga tre banesat e fshatit Resulaj... Iu jepet lamtumira e fundit 8 antëtarëve të familjes Zykaj

Mund të konsiderohet si tragjedia më e rëndë e ndodhur vitet e fundit në Shqipëri. Pamjet që vijnë nga tre banesat e fshatit Resulaj në Selenicë shkojnë përtej imagjinatës. Tetë arkivole kanë dalë njëri pas tjetrit nga tre shtëpi, të cilave iu kanë mbetur vetëm tre anëtarë.

Mes vajit, kujës e lotëve të afërmit i kanë ndjekur nga pas arkivolet me trupat e tetë familjarëve. Ata u varrosën në tetë gropa të hapura në tokat e tyre për të çuar në vend amanetin e gjyshit, Demir Zykajt i cili kërkonte të varrosej në tokën e tij kur të vdiste.

Kësaj masakre kanë mundur t’i shpëtojnë vetëm tre djem të familjes Zyka, të cilët nuk ndodheshin në shtëpi.

Mjaf drithëruse janë momentet kur i jepet lamtumira e fundit të vegjëlve që u ekzekutuan nga i afërmi i tyre, Ridvan Zykaj 24-vjeç.

Sara 17 dhe Ledioni 6 vjeç ishin të vegjlit e shtëpisë që humbën jetën në këtë masakër, bashkë me nënën dhe babain e tyre. Djali i vetëm i mbjetuar i kësaj shtepie, vëllai i viktimave të vegjël nuk ka mundur të mbajë veten teksa arkivolet e të ndjerëve futeshin në dhe.

Albi Zykaj, i mbetur i vetëm, fjalët për të përshkruar një përjetim të tillë të dhimbshëm, sigurisht që mungojnë. Pranë tij qëndrojnë të tjerë familjare të cilët mundohen ta qetësojnë.

Albi punonte në bregdet dhe nuk ishte në atë moment në shtëpi, në kohen kur Ridvan Zykaj qëlloi pa mëshirë me breshëri automatiku duke vrarë dy gjyshërit e tij Demirin dhe Ferijen, babain dhe nënën Besim dhe Vasilika, vëllain e tij Ledjonin 6 vjeç, motrën Sara, 17 vjeç por edhe xhaxhain Azemin bashke me gruan e tij Aferdita

A mund të ketë dhimbje më të madhe sesa te dish se nuk do të shohësh më kurrë prindërit, motrën e vëllain e vogel, dhe as gjyshërit e tu, të ekzekutuar nga një dorë, ajo e 24-vjecarit Ridvan Zykaj tashmë të arrestuar nga policia.

Fotot e shkeputura nga transmetimi Live ne Report TvEMRAT DHE LIDHJET E VIKTIMAVE ME NJERI-TJETRIN

1- Demir Zykaj, 75 vjeç (Vëllai i gjyshit të autorit)
2- Perrie Zykaj, 78 vjeç, (Gruaja e Demirit)
3- Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i Demirit)
4- Vasilika Zykaj 40-vjeç, (Gruaja e Besimit) — (Familja e djalit të vetëm të mbijetuar)
5- Sara Zykaj, 17 vjeç (Vajza e Besimit)
6- Ledjon Zykaj, 6 vjeç (Djali i Besimit)
7- Azem Zykaj 49-vjeç (Djali i Demirit)
8- Afërdita Zykaj 47-vjeç (Gruaja e Azemit)