Ja çfarë thotë Haradinaj për marrëveshjen me banorët e Hadës dhe Shipitullës Ja çfarë thotë Haradinaj për marrëveshjen me banorët e Hadës dhe Shipitullës
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka treguar se është arritur pajtueshmëri për zgjidhjen e shqetësimeve të banorëve të fshatrave... Ja çfarë thotë Haradinaj për marrëveshjen me banorët e Hadës dhe Shipitullës

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka treguar se është arritur pajtueshmëri për zgjidhjen e shqetësimeve të banorëve të fshatrave Hade dhe Shipitullë, përcjellë Sovrani.info.

Kam besim të plotë se kjo marrëveshje mundëson që eskavatorët e KEK-ut menjëherë të rinisin punën në mënyrë që të garantojë furnizimin e pandërprerë të energjisë elektrike, ka shkruar Haradinaj.

Ky është postimi i plotë i tij: 

Sot, takova delegacionet e fshatrave Shipitullë dhe Hade, me të cilët një ditë më parë zhvillova biseda deri në orët e vona të natës në Obiliq.
I dëgjova shqetësimet dhe problemet e delegacioneve të dy fshatrave të Komunës së Obiliqit për çështjen e shpronësimit të pronave të pasura me thëngjill, të domosdoshme për furnizimin e rregullt të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Në bisedë me ta arritëm pajtueshmërinë për zgjidhjen e shqetësimeve të tyre sipas modelit dhe praktikës së mëhershme të zbatuar në rastin e fshatit Hade.
Njëkohësisht arritëm pajtueshmëri të plotë që konform legjislacionit në fuqi, banorët e këtyre fshatrave të gëzojnë të drejtën e përparësisë në punësim.
Kam besim të plotë se kjo marrëveshje mundëson që eskavatorët e KEK-ut menjëherë të rinisin punën në mënyrë që të garantojë furnizimin e pandërprerë të energjisë elektrike.
Përveç kësaj, mbi të gjitha përfiton Kosova, meqë një nga problemet e qytetarëve të saj është zgjidhur në harmoni të plotë me kërkesat e komunitetit.
RH