Ja çfarë zonje është Feridja në jetën reale Ja çfarë zonje është Feridja në jetën reale
Seray Gözler është aktorja e njohur turke, e cila luan rolin e “Ferides” te seriali shumë i shikuar “Mos ma lësho dorën”. “Feridja” është... Ja çfarë zonje është Feridja në jetën reale

Seray Gözler është aktorja e njohur turke, e cila luan rolin e “Ferides” te seriali shumë i shikuar “Mos ma lësho dorën”. “Feridja” është femër e fuqishme, e cila ka arritur të krijojë pasuri, meqë ka qenë e varfër.

Ajo ka punuar shumë, me mençuri, me dhembshuri dhe është e drejtë. Me këtë karakter, ajo i ka bërë shumë fansa për vete.

Aktorja në jetën reale është shumë ndryshe nga ajo në serial, madje disa vështirë se mund ta njohin. Seray u lind më 27 shtator të vitit 1961, pra ajo tani ka 57 vjet.

Aktorja aktualisht është duke jetuar në Stamboll, shkruan rtv21.tv. Seray është e martuar me aktorin e njohur turk, Saydam Yeniay dhe kanë një djalë, Ege.