Gjërat të cilat ju bëjnë të dukeni më mirë Gjërat të cilat ju bëjnë të dukeni më mirë
Ne gjithmonë duam të dukemi bukur. Shpeshherë mundohemi me orë të tëra për të arritur këtë qëllim, por, nganjëherë është më e thjeshtë se... Gjërat të cilat ju bëjnë të dukeni më mirë

Ne gjithmonë duam të dukemi bukur. Shpeshherë mundohemi me orë të tëra për të arritur këtë qëllim, por, nganjëherë është më e thjeshtë se që duket.

Më poshtë mund t’i ndiqni disa këshilla për t’u dukur mirë edhe nëse pardorni veshje të thjeshta.

Ja cilat gjëra ju bëjnë të dukeni më mirë

Ngjyra rozë

Kur Diana Vrilend tha se ngjyra rozë është ngjyra marinë e Indisë, ajo nuk e kishte kuptuar se kjo deklaratë do të bëhej e vërtetë për shumë vende. Një gjë e tillë ia vlen pasi që kjo ngjyrë ju bën të dukeni më mirë dhe më e shëndetshme .

Vëllimi

Vëllimi në rrobe mund të vijë në forma të ndryshme dhe të shprehë gjëra të ndryshme, që nga pasiguria (mbani veshje të ngushtë që të dukeni më e dobët) e deri tek siguria (mbani veshje të ngushta për të treguar trupin e tonifikuar). Veshjet e gjëra në vëllim janë më tepër shprehje e sigurisë.

fjongo

Aksesorët për flokët

Gjëja më e lezetshme një femër është një shirit i zi në flokë të ngritura lehtësisht. Aksesorët e flokëve mund të pasurojnë pamjen tuaj të përgjithshme dhe të plotësojnë boshllëkun e gardërobës duke bërë që sytë të koncentrohen në flokë e juaja në vend se në ndonjë pjesë tjetër të trupit.

_sI2y

Pizhamet

Imazhi i pizhameve të mëndafshit në një femër është diçka që ngjall aftësitë joshëse në një femër. Kohëve të fundit ka disa tentative për të paraqitur pizhamet si një veshje e rrugës dhe si diçka që mund të përdoret edhe gjatë natës edhe në shtëpi si dhe në rrugë.

Rrobat tuaja për raste special

Një studim tregon se sa më tepër që të veshim një gjë, aq më pak e pëlqejmë. Andaj, femrat kanë gjëra në gardërobën e tyre që i ruajnë vetëm për raste special.