Ja ç’ndodh me trupin nëse hiqni dorë nga mishi i kuq Ja ç’ndodh me trupin nëse hiqni dorë nga mishi i kuq
Përtej atyre negativeve tani ka dhe arsye më bindëse për të hequr dorë nga mishi dhe për të ngrënë vetëm fruta dhe perime! Teresa... Ja ç’ndodh me trupin nëse hiqni dorë nga mishi i kuq

Përtej atyre negativeve tani ka dhe arsye më bindëse për të hequr dorë nga mishi dhe për të ngrënë vetëm fruta dhe perime!
Teresa Mitchell-Paterson, shpjegon përfitimet, si dhe mënyrën se si të adoptojnë një dietë të bazuar në bimë.

Hulumtuesit kanë gjetur se rreziku i kancerit të zorrëve rritet me 17 për qind për çdo 100 g mish të kuq të konsumuar në ditë dhe me 18 për qind për 50 g mish të përpunuar. Ndryshe nga mishi frutat dhe perimet kanë një efekt mbrojtës kundër kancerit

REDUKTIMI I RREZIKUT TË DIABETIT

Mishi i kuq përmban yndyrë të ngopur dhe hekur, ndërsa mishi i përpunuar përmban yndyrë të ngopur, hekur. Një konsum i lartë i kripës mund të rrisë presionin e gjakut dhe ndërtimin e pllakës arteriale, ndërsa nitratet dhe hekuri mund të rrisin stresin , duke çuar në rezistencën ndaj insulinës.

Nëse dëshironi të hani mish, kufizoni atë në më pak se 500g në javë, me pak ose aspak mish të përpunuar. Për një qasje më të shëndetshme për të ngrënë, përfshini më shumë peshq dhe ushqime me bazë bimore që përmbajnë yndyra të shëndetshme.

DO TË NDIHENI HE DUKENI MË TË RINJ

Rritja e konsumit të frutave ka potencialin për të ulur depresionin, ankthin dhe për të përmirësuar gjendjen shpirtërore brenda vetëm dy javësh. Gjithashtu janë parë dhe nivelet më të larta të energjisë.

Plus, futja më e madhe e karotenoideve nga karrota, domate, spinaqi dhe kale mund të rrisin melaninën dhe karotenën në lëkurën tonë, duke zvogëluar shenjat e plakjes. Antioksidantë në fruta dhe perime gjithashtu ulin oksidimin e lëkurës dhe zvogëlojnë efektin e dëmtimit të diellit dhe rrudhave. /Living/