Ja mënyra se si shpëtuan tre peshkatarët e humbur në ishullin e shkretë Ja mënyra se si shpëtuan tre peshkatarët e humbur në ishullin e shkretë
Tre peshkatarë kanë përjetuar një aventurë vërtet të rrezikshme në zonën e Chuuk-ut, shtetin ishullor të Mikronezisë. Varka me të cilën ata lundronin, u... Ja mënyra se si shpëtuan tre peshkatarët e humbur në ishullin e shkretë

Tre peshkatarë kanë përjetuar një aventurë vërtet të rrezikshme në zonën e Chuuk-ut, shtetin ishullor të Mikronezisë.

Varka me të cilën ata lundronin, u mbyt dhe peshkatarët përfunduan në ishullin e shkretë, Fandadik. Megjithëse dukeshin krejt të pashpresë, si personazhi i famshëm Robinson Kruzo, ata ia dolën të gjenin një zgjidhje për shpëtim.

Peshkatarëve u lindi ideja të përdornin gjethet e palmave për të shkruar në rërë fjalën “help”, që do të thotë “ndihmë”.

Dhe kështu ata u pikasën nga një avion ushtarak amerikan pas tre ditësh. Të mbijetuarit më vonë u shpëtuan nga një anije patrullimi dhe u transferuan për ndihmë mjekësore në fshatin më të afërt të quajtur Pulap.