Ja pse duhet konsumuar preshi rregullisht Ja pse duhet konsumuar preshi rregullisht
Përveç që është i shijshëm dhe ushqyes, preshi përmban vetëm 27 kalori, e duke pasur parasysh se është i pasur me ujë (97 për... Ja pse duhet konsumuar preshi rregullisht

Përveç që është i shijshëm dhe ushqyes, preshi përmban vetëm 27 kalori, e duke pasur parasysh se është i pasur me ujë (97 për qind), është edhe diuretik i shkëlqyeshëm.

Është i pasur me kalium dhe natrium, ndërsa secila pjesë e kësaj perime është njëjtë e shijshme dhe e shëndetshme.

Pjesa e bardhë është e pasur me sheqere natyrale, fruktozë dhe sakarozë, e për këtë arsye ka një shije paksa të ëmbël e aromatike, shkruan noa. Pjesa jeshile e bimës është e pasur me vitamina dhe substanca aktive, që e forcojnë imunitetin, kështu që është e rëndësishme që të konsumohet në periudhën e ftohtë të vitit, kur jemi më shpesh të ndjeshëm ndaj viruseve.

Studime të ndryshme kanë zbuluar se preshi ndihmon në rastet e alergjisë, anemisë, astmës, arterosklerozës, sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut, bronkitit, mbipeshës, humbjes së oreksit, depresionit, impotencës, nivelit të lartë të kolesterolit, gurëve në veshka, kollitjes, parandalimit dhe shërimit të kancerit, sterilitetit, ftohjes dhe gripit.