Ja sa kanë shpenzuar nënat e showbizit për karrocat e foshnjave të tyre Ja sa kanë shpenzuar nënat e showbizit për karrocat e foshnjave të tyre
Karrocat prestigjioze kanë ato të cilat janë bërë një domosdoshmëri në botën e modës për mamatë. Ujka Estela, blogerja e cila tashmë jeton bashkë... Ja sa kanë shpenzuar nënat e showbizit për karrocat e foshnjave të tyre

Karrocat prestigjioze kanë ato të cilat janë bërë një domosdoshmëri në botën e modës për mamatë.

Ujka Estela, blogerja e cila tashmë jeton bashkë me familjen në SHBA është një nga personazhet e njohur që zgjodhi këtë firmë për vajzën e saj Damar Brooklyn. Mesa kemi parë nga fotografitë në Instagram, ajo duket tepër e kënaqur sepse ngjyra që ka zgjedhur i kombinohet me çdo veshje. Nqs ju mamatë e ardhshme doni të njëjtën karrocë çmimet fillojnë nga 1.149$.

Mima është një tjetër markë e karrocave për fëmijë, e cila dallohet pikërisht sepse është e veshur me lëkurë dhe i shton pamjes së mamave shumë klas dhe elegancë. Këtë na e tregojnë pikërisht Zaimina Vasjari me vajzën e saj Khloe të cilat shëtisin në rrugët e qytetit me një mima të zezë.

Mesa duket dhe bashkëshortes së Dj.Vikit, Amandës, e cila është arkitekte dhe blogere, i ka tërhequr vëmëndjen e njëjta karrocë për djalin e saj Alen. Mima e zezë i shton bukurinë fotografive në faqen e saj të Instagramit. Çmimi i kësaj karroce fillon nga 1.400$

Një tjetër personazh i njohur në rrjetet sociale me të njëjtën zgjedhje është dhe ish-e dashura e reperit Majk, Majlinda Zeka. Ajo ka preferuar ngjyrën e bardhë për djalin e saj Roan.

Së fundmi një firmë të re plot ngjyra dhe shumë të veçantë, aq sa nuk gjenden dy njësoj është pikërisht Cybex disenjuar nga Jerremy Scott. Këtë zgjedhje e ka bërë Xhensila Myrtezaj për Ajkën, Suada Sherifi për vajzën e saj Deizi dhe Jona Spahiu për djalin e saj Raiden. Kjo karrocë nuk ka nevojë farë për një përshkrim pasi fotografitë e mëposhtme tregojnë veçantinë që ajo ka. Çmimi i kesaj të fundit fillon nga 1.700$./Living/