Ja se si Manchester United mund ende të kualifikohet në Ligën e Kampionëve Ja se si Manchester United mund ende të kualifikohet në Ligën e Kampionëve
Manchester United ende mund të kualifikohej për në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, pavarësisht përfundimit në vendin e gjashtë në Premier Ligë,... Ja se si Manchester United mund ende të kualifikohet në Ligën e Kampionëve

Manchester United ende mund të kualifikohej për në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, pavarësisht përfundimit në vendin e gjashtë në Premier Ligë, transmeton Sovrani.info.

Djajtë e Kuq përjetuan një fushatë të dobët si me Hoze Mourinhon ashtu edhe me Ole Gunnar Solskjaer, pavarësisht faktit që norvegjezi pati një start të jashtëzakonshëm në 11 ndeshjet e para.

Gjatë fillimit të fuqishëm të Solskjaer, optimizmi ishte i lartë që United do të tërhiqte një rikuperim të mrekullueshëm dhe do të kualifikohej për në Ligën e Kampionëve. Por, fundi i sezoni ishte katastrofal dhe ata mbetën në pozitën e gjashtë të renditjes tabelare.

Megjithatë, rivalët e tyre, Manchester City mund të përjashtohet duke i dhënë Unitedit një vend në garën elitare Evropiane.

Fituesit e Premierligës po kërcënohen me përjashtim nga Liga e Kampionëve për shkak të parregullsive financiare. City është aktualisht nën hetim enga një komitet rregullator pas një serie rrjedhjesh në sjelljen e tyre.

Bordi i kontrollit financiar të UEFA-s po përpiqet të shtyjë për një ndalim një vjeçar. Kjo do të thotë që City duhet të largohet nga gara e vitit të ardhshëm dhe United mund të marrë vendin e tyre.

Për shkak të faktit që UEFA lejon pesë skuadra angleze në garë, Djajtë e Kuq mund të bashkohen me Liverpulin, Chelsean dhe Tottenhamin, të cilët të gjithë kanë rezervuar vendin e tyre në top-4 të Premier Ligës.

Megjithatë, kjo varet nëse Arsenali është i suksesshëm në finalen e Europa League më vonë këtë muaj.  /Sovrani.info/