Ja sesi ta hiqni ngjyrën që mbetet në lëkurë pasi keni lyer flokët Ja sesi ta hiqni ngjyrën që mbetet në lëkurë pasi keni lyer flokët
Mundimet tuaja do marrin fund, sepse ka një zgjidhje për këtë problem. Nëse ka një gjë që na ngre nervat të gjithëve, ajo është... Ja sesi ta hiqni ngjyrën që mbetet në lëkurë pasi keni lyer flokët

Mundimet tuaja do marrin fund, sepse ka një zgjidhje për këtë problem.
Nëse ka një gjë që na ngre nervat të gjithëve, ajo është boja që mbetet tek duart dhe tek vija ndarëse midis flokëve dhe fytyrës, pasi i kemi lyer ato vetë në shtëpi.

Më kot tentojmë t’i heqim me sapun dhe ujë, sepse përfundimi është zhgënjyes.

Duhet të përdorni vajin e trupit për bebe.

Mos prisni sa të kalojë shumë kohë, por direkt pasi keni mbaruar lyerjen, hidhni pak vaj në një pambuk dhe aplikojeni mbi zonat ku ju ka mbetur bojë.

Një gjë tjetër që mund të bëni, është të lyeni zonat me kritike me vazelinë para se të filloni lyerjen.

Në këtë mënyrë do t’u paraprini shenjave.