Ja si të zbardhim rrobat Ja si të zbardhim rrobat

Ja si të zbardhim rrobat

Kureshtje 31 March, 2016, 14:11

Fatmirësisht ka shumë mënyra që t’i mbani të bardha rrobat, çorapet dhe ju me siguri i keni në shtëpi përbërësit që ju duhen.  Çfarë... Ja si të zbardhim rrobat

Fatmirësisht ka shumë mënyra që t’i mbani të bardha rrobat, çorapet dhe ju me siguri i keni në shtëpi përbërësit që ju duhen.

 Çfarë ju nevojitetMaterialet
Detergjent lavatriçe
Uthull e bardhë e distiluar
Sodë për gatim
Ujë i oksigjenuar (3 për qind)
Detergjent për lavatriçe
Limonë
Drita e diellit
Ujë

Pajisje
Kupa matëse
Enë e madhe

•Soda i zbardh, i freskon dhe i zbut materialet. Shtoni një gjysmë kupe sodë së bashku me detergjentin për lavatriçe. Për njollat, bëni një si pastë me sodë dhe ujë dhe aplikojeni direkt në pëlhurë.
•Ujë i oksigjenuar (hydrogen peroxide 3%) nuk është zbardhues me klor. Shtoni ½ kupë me ujë të oksigjenuar së bashku me detergjentin e rrobave.
•Detergjent për lavatriçe. Nuk do t’ju sugjeronim të blini enkas detergjent për lavatriçe, por nëse e keni tashmë në shtëpi, mund ta përdorni për të zbardhur rrobat. Shtoni ¼ kupë së bashku me detergjentin e zakonshëm për lavastriçe.
•Uthull e bardhë e distiluar. Uthulla i zbardh, i freskon dhe i zbut pëlhurat. Shtoni nga ½ në 1 kupë uthull së bashku me detergjentin për lavatriçe. Mos u shqetësoni për aromën e uthullës, do të zhduket sapo rrobat të thahen. Gjithashtu uthulla mund të hidhet tek njollat dhe tek pjesët e jakës apo poshtë krahëve.
•Lëngu i limonit i ndriçon dhe u jep freski rrobave. Shtoni nga ¼ në ½ kupë lëng limoni së bashku me detergjentin e lavatriçes.
•Përgatitje me limon. Mbushini një enë të madhe me ujë dhe një limon të prerë në feta. Vëreni të ziejë, fikni flakën dhe shtoni rrobat ose të linjtat. Lërini për një orë dhe më pas lajini si zakonisht
•Drita e diellit. Varini rrobat të thahen në diell, i cili jo vetëm i shkëlqen, por i bën të mbajnë aromë të freskët.