Ermonela Jaho, sopranoja shqiptare e cila vitin që lamë pas shndriti në pothuajse secilën performancë të saj kudo, e nisë këtë vit me një...

Ermonela Jaho, sopranoja shqiptare e cila vitin që lamë pas shndriti në pothuajse secilën performancë të saj kudo, e nisë këtë vit me një performancë në Francë.

Jaho do të jetë pjesë e një transmetimi televiziv në France 3, në bashkëpunim me Fauteuils d’Orchestre dhe me Orkestrën Nacionale të Francës.

Koncerti do të moderohet nga moderatorja e famshme në Francë, Anne Sinclair dhe duket si një nismë e mirë dhe festive për Ermonela Jahon dhe ekipin francez.

Performanca do të shfaqet në France 3, me fillim nga ora 20:55, të premten, shkruan KultPlus.

Krahas Ermonela Jahos, në këtë koncert paraqiten Vassilena Serafimova, Alexandra Conunova, Delphine De Vigan, Nicolas Angelich, Adrien La Marca, Alexandre Duhamel, Edgar Moreau, Thomas Enhco, Kit Armstrong, Daniel Lozakovitj, Michel Cymes, Guillaume Chilemme, Jean-François Borras.