‘Jam lënduar shumë’, Adrola Dushi flet për herë të parë për tradhëtinë ‘Jam lënduar shumë’, Adrola Dushi flet për herë të parë për tradhëtinë
Modelja Adrola Dushi, një ndër vajza më të bukura shqiptare komentohet gjatë në media ku muajt e fundit jeta e saj private ka marrë... ‘Jam lënduar shumë’, Adrola Dushi flet për herë të parë për tradhëtinë

Modelja Adrola Dushi, një ndër vajza më të bukura shqiptare komentohet gjatë në media ku muajt e fundit jeta e saj private ka marrë një vëmendje të madhe.

Së fundmi, bukuroshja shqiptare ka qenë e ftuar në emisionin “Prive” ku në rubrikën e 60 sekondave i është përgjigjur pyetjeve nga jeta e saj private.  Ndër të tjera, Adrola ka folur dhe për tradhëtinë ku ka zbuluar se është lënduar shumë dhe preferon që njerëzit që e tradhëtojnë t’i largojë nga jeta e saj.

“E urrej tradhëtinë. Jo vetëm tradhëtinë në marrëdhënien me partnerin, por me njerëzit. Dhe kush më tradhëton, futem në guaskën time dhe nuk dua më as të sqarohem, nuk dua më asgjë. Thjesht është një person shumë larg meje. Ka ndodhur shumë, jam lënduar ekstrem shumë, e kam përjetuar ekstrem shumë, por kalon”, ka treguar ajo.