Jap Stam ia rekomandon De Ligtit këto dy skuadra Jap Stam ia rekomandon De Ligtit këto dy skuadra
Matthijs de Ligt i Ajaxit do të përshtatej shumë mirë në Barcelonë, sipas ish-mbrojtësit të Holandës Jaap Stam, transmeton Sovrani.info. De Ligt si kapiten,... Jap Stam ia rekomandon De Ligtit këto dy skuadra

Matthijs de Ligt i Ajaxit do të përshtatej shumë mirë në Barcelonë, sipas ish-mbrojtësit të Holandës Jaap Stam, transmeton Sovrani.info.

De Ligt si kapiten, bashk me Ajaxin arritën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Lufta për shërbimet e tij pritet të vazhdojë në fund të sezonit me Juventusin, Barcelonën Manchester Unitedin, Bayern Munichun, Manchester Cityn dhe Liverpulin të gjithë të interesuar për shërbinet e tij.

“Është e rëndësishme që ai të marrë kohë duke luajtur”, tha Stam, i cili është trajner në PEC Zwolle dhe i vendosur për të marrë përsipër Feyenoordin nga sezoni i ardhshëm,

“Nëse shikoni tek skuadrat: Barcelona, pas humbjes ndaj Liverpoolit, ndoshta dëshiron të forcojë skuadrën e tyre, veçanërisht në mbrojtje. Pyetja është se si do ta zgjidhin këtë problem.”

“Mendoj se Matthijs de Ligt do të ishte mirë, por do të ishte mirë për të parë se si ai luan kundër lojtarëve më të mirë në një ligë më të mirë çdo fundjavë. Njëjtë mendoj se do të përshtatej edhe tek Liverpooli Të gjithë e dimë se kush është ylli më i madh mbrojtës – kolegu i tij holandez [Virgil van Dijk] – lojtarët e tjerë, [Dejan] Lovren dhe [Joel] Matip, rrotullohen shumë.” /Sovrani.info/