Jeta e Pavarottit së shpejti në perdet e kinemave Jeta e Pavarottit së shpejti në perdet e kinemave
Jeta Luciano Pavarottit, njërit prej aktorëve legjendarë të operës, së shpejti do të shfaqet përmes një dokumentari nëpër kinematë botërore, raporton Anadolu Agency (AA).... Jeta e Pavarottit së shpejti në perdet e kinemave

Jeta Luciano Pavarottit, njërit prej aktorëve legjendarë të operës, së shpejti do të shfaqet përmes një dokumentari nëpër kinematë botërore, raporton Anadolu Agency (AA).

Jeta e jashtëzakonshme e Pavarottit, albumet e të cilit thyen rekordet me mbi 100 milionë shitje, do të shfaqet nëpërmjet dokumentarit të përgatitur nën regjinë e regjisorit Ron Howard, i cili është fitues i Çmimit Oscar.

Howard, regjisor i filmave “Mendja e Bukur”, “Kodi i Da Vinçit” dhe “Han Solo”, do të shfaqë për entuziastët e filmit Pavarottin përtej identitetit të tij muzikor, duke përfshirë rrëfimin e tij para se të bëhej ikonë.

Dokumentari “Pavarotti” do të shfaqë intervista, arkiva familjare, si dhe pamje dhe rrëfime të patreguara më parë.