Jo vetëm Juventus, Bayern & Co! Diktatura e BATE Borisov ndjek rekordin botëror! Jo vetëm Juventus, Bayern & Co! Diktatura e BATE Borisov ndjek rekordin botëror!
Për të parën herë në histori, kampionët e pesë ligave kryesore europiane janë po të njëjtët: Bayern Munich ishte i fundit në listë që... Jo vetëm Juventus, Bayern & Co! Diktatura e BATE Borisov ndjek rekordin botëror!

Për të parën herë në histori, kampionët e pesë ligave kryesore europiane janë po të njëjtët: Bayern Munich ishte i fundit në listë që iu shtua këtyre skuadrave: Juventusi, Manchester City, Barcelona dhe PSG.

Nga këto, bavarezët me 7 tituj radhazi dhe Juventusi me 8 radhazi kanë ecurinë më të gjatë, ndërsa për Manchester City, Barcelona dhe PSG dominimi është vetëm në dy vitet e fundit.

Por, kontinenti dhuron një panoramë edhe më të dendur të klubeve që kanë vendosur një farë hegjemonie në ligën që marrin pjesë. Në fakt, nëse hedhim një sy në Bjellorusi, do të gjejmë BATE Borisov, që fiton titullin kampion prej 13 sezonesh radhazi.

Një rekord ky i vendosur Rosenborg nga viti 1992 deri në 2004. Nëse edhe këtë sezon që sapo ka nisur, skuadra bjelloruse do të shpallet kampion, atëherë do të vendosë rekord absolut në botë.

Rekordmeni, në këtë rast, është futbollisti Dmitri Baga, mesfushor 29-vjeçar, që me BATE Borisov ka fituar plot nëntë tituj kampionë dhe ky është sezoni i dhjetë që luan me fanellën e skuadrës më prestigjoze në Bjellorusi.

Për të ndjekur Juventusin, edhe Celtic në Skoci dhe The Neë Saints në Uells janë po ashtu fituese të kampionatit për tetë vite radhazi.

TABELA E FITUESVE 

13 tituj radhazi

BATE Borisov (Bjellorusi)

8 tituj radhazi

Celtic (Skoci)

Juventus (Itali)

The New Saints (Uells)

7 tituj radhazi

APOEL (Qipro)

Bayern (Gjermani)

Ludogorets (Bullgari)

6 tituj radhazi

Qarabag (Azerbajxhan)

Salzburg (Austri)

5 tituj radhazi

Astana (Kazakistan)

4 tituj radhazi

Dudelange (Luksemburg)

Rosenborg (Norvegji)

Sheriff (Moldavi)

3 tituj radhazi

Shakhtar (Ukrainë)

2 tituj radhazi

Barcelona (Spanjë)

Cluj (Rumani)

Dinamo Zagreb (Kroaci)

Galatasaray (Turqi)

Helsinki JK (Finlandë)

Lincoln Red Imps (Gjibraltar)

Manchester City (Angli)

PSG (Francë)

Shkëndija (Maqedoni e Veriut)

Crvena Zvezda (Serbi)

Suduva (Lituani)

Sutjeska (Mali i Zi)

Valletta (Maltë)

Valur (Islandë)

Young Boys (Zvicër)