Jo vetëm uji ka burimin, por edhe birra Jo vetëm uji ka burimin, por edhe birra
Sllovenia kohët e fundit po mendon mënyrën se si të tërheqë turistët dhe duket se në qytetin e vogël të Zalekut i kanë rënë... Jo vetëm uji ka burimin, por edhe birra

Sllovenia kohët e fundit po mendon mënyrën se si të tërheqë turistët dhe duket se në qytetin e vogël të Zalekut i kanë rënë në të. Në këtë qytet me vetëm 4900 banorë do të ndërtohet një burim i madh që nuk do të nxjerrë ujë, por BIRRË.
Me turizmin në rënie gjatë viteve të fundit, me siguri që ky burim do të tërheqë të gjithë pijanecët e mundshëm nga e gjithë bota, duke marrë parasysh se një biletë avioni për në Slloveni kushton pak më shumë se 10 dollarë.

Gjithsesi, kjo ide ka hapur polemika, pasi disa drejtues vendorë të Zalekut nuk e duan një burim të tillë, duke argumentuar se nëse projekti prej 400 000$ do të dështojë, qyteti i vogël do të rrënohet ekonomikisht.
Gjithashtu, kostoja e burimit do të paguhet nga taksat e qytetarëve, që me siguri do të pësojnë rritje.