Ju prezantojmë mënyren ideale për një lindje sa më të lehtë Ju prezantojmë mënyren ideale për një lindje sa më të lehtë
Shtatzënia është një nga periudhat më të bukura në jetën e një gruaje. Të përjetosh emocione të forta, të ndjesh një zemër që rreh... Ju prezantojmë mënyren ideale për një lindje sa më të lehtë

Shtatzënia është një nga periudhat më të bukura në jetën e një gruaje. Të përjetosh emocione të forta, të ndjesh një zemër që rreh brenda teje është e mrekullueshme. Por ndjenja e frikës dhe ankthit mbi procesin e lindjes është po aq prezente, për më tepër nëse bëhesh nënë për herë të parë.

Për një “lindje pa frikë”, Hypnobirthing është e duhura.

Por çfarë është Hypnobirthing?
Hypnobirthing përshkruhet si “një formë e njohur, logjike dhe efektive parapërgatitore” që mund të ndihmojë në lehtësimin e stresit dhe ankthit duke përgatitur trupin e gruas në lindje, pa përdorimin e anestezisë ose ilaçeve.

Kjo teknikë është bazuar në hulumtimin e Dr. Grantley Dick-Reid, obstetër anglez.

Ai ngre hipotezën se kur një grua është e frikësuar gjatë lindjes, gjaku dhe oksigjeni “largohen” nga mitra dhe prandaj frika dhe tensioni shkaktojnë dhimbje. Kur një grua mbetet e qetë, muskujt e mitrës pushojnë dhe trupi prodhon oksitocinë dhe endorfine, të cilat janë hormonet natyrale të gjendjes së qetë.

Meghan Markle, Dukesha e Sussex-it, ka vendosur ta përdorë këtë teknikë për të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.