Juventusi ka triumfuar në kryederbin italian, duke mundur Napolin, me rezultat 1-0, të shtunën në javën e 25-të të Serisë A. Ballafaqimi mes dy...

Juventusi ka triumfuar në kryederbin italian, duke mundur Napolin, me rezultat 1-0, të shtunën në javën e 25-të të Serisë A.
Ballafaqimi mes dy skuadrave që kryesojnë tabelën, ka dhënë një lojë të fortë, me raste nga të dy anët, por në fund ishin torinezët që iu gëzuan fitores, transmeton KosovaPress.
Në radhët e Napolit, paraqitje mjaft të mirë tregoi edhe mbrojtësi shqiptar, Elesid Hysaj, i cili tashmë është një nga lojtarët kryesor tek napolitanët.
Pjesa e parë e kësaj sfidë të rëndësishme në garën për Scudetto, është mbyll pa gola, edhe pse rastet nuk munguan.
Ndërkaq, në pjesën e dytë, kampionët në fuqi më shumë bën presion tek porta e napolitanëve dhe në finish të ndeshjes e gjetën golin e shumë kërkuar përmes Simone Zaza (88’).
Pas kësaj fitore, Napoli rrëmben kreun e tabelës më 57 pikë të tubuara, një më shumë së Napoli. /KP/