Juventusi zyrtarizon Ramseyn Juventusi zyrtarizon Ramseyn
Juventusi ka zyrtarizuar marrëveshjen me mesfushorin e Arsenalit, Aaron Ramsey. Kampioni italian ka bërë të ditur se lojtari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare dhe se... Juventusi zyrtarizon Ramseyn

Juventusi ka zyrtarizuar marrëveshjen me mesfushorin e Arsenalit, Aaron Ramsey.

Kampioni italian ka bërë të ditur se lojtari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare dhe se do t’i bashkohet “Zonjës së Vjetër” gjatë verës.

Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey, ka nënshkruar një-para kontratë për kalim te Juventusi gjatë verës.

Sipas BBC-së, 28-vjeçari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare dhe do t’i bashkohet klubit pas 11 vjetëve të kaluara te “Topçinjtë”.

Ramsey, që mbetet pa kontratë tek Arsenali më 30 qershor, kishte kryer tekstet mjekësore në janar.

Ai pritet të ketë pagë rreth 400 mijë funte në javë duke u bërë futbollisti britanik më i paguar në histori.