Kaçaniku sot kujton dëshmorët e Brigadës 162 Kaçaniku sot kujton dëshmorët e Brigadës 162
Komuna e Kaçanikut, shënon sot 20 vjetorin e Ditës së Dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami”. Komandanti Agim Bajrami dhe bashkëluftëtarët e tij Besnik... Kaçaniku sot kujton dëshmorët e Brigadës 162

Komuna e Kaçanikut, shënon sot 20 vjetorin e Ditës së Dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami”.

Komandanti Agim Bajrami dhe bashkëluftëtarët e tij Besnik Begunca dhe Xheladin Kurtaj, ranë heroikisht në luftën e fundit në Kosovë.

Ata, do të kujtohen sot në një akademi përkujtimore e cila do të mbahet në pallatin e kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik.

Përveç kësaj kjo komunë do të bëjë zbulimin edhe të shtatores së dëshmorit Avdyl Durësi si dhe do përkujtoj edhe bashkëluftëtarët e tij Ramë Beka dhe të tjerët.