Kadaj – Bujupi: Thaçi po do të zgjidhet me dhunë president Kadaj – Bujupi: Thaçi po do të zgjidhet me dhunë president
Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së Donika Kadaj-Bujupi ka drejtuar fjalë të rënda drejt kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendësit të tij Hashim Thaçi. Në... Kadaj – Bujupi: Thaçi po do të zgjidhet me dhunë president

Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së Donika Kadaj-Bujupi ka drejtuar fjalë të rënda drejt kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendësit të tij Hashim Thaçi.

Në fillim të këtij fjalimi ka kërkuar nga kryeministri Mustafa që t’i tregojë nëse në kohën e Rrahman Morinës ka pasur kaq shumë forca policore sikurse tani.

Ajo ka vazhduar t’i akuzojë ata se po e kthejnë ndikimin e Serbisë brenda Kosovës. Ndërsa, ka kërkuar nga deputetët e LDK-së që të mos e votojnë kandidaturën e Hashim Thaçit për president.

Kadaj-Bujupi, gjithashtu e pyeti kreun e PDK-së, Hashim Thaçit, se si arriti t’i shantazhojë deputetët e LDK-së që të qëndrojnë në sallë, për t’i bërë kuorum.

“Në kohën e Rrahman Morinës a ka pas më shumë milicë, sa ka tash policë, dhe Hashimit me i thënë, marre të qoftë”.

“Me pasion shumë të madh keni vazhdu me e kthy Serbinë mbrapa në Kosovë. Unë nuk po befasohem nga ju, por nga kolegët që nuk po reagojnë e nesër do të dalin të kërkojnë vota”.

“Çfarë ju ke bërë deputetëve të LDK-së, me çka i ke ble apo shantazhu që nuk po reagojnë. Deputetët që janë në kundërshtim, janë jashtë duke protestuar e jo këtu”.

“Njeriu që sot po pretendon sot të zgjidhet president, qytetarët në protestë i quajti njerëz me bisht, kështu na kanë quajtur edhe armiqët, ‘Popull me bisht’”, ka thënë Kadaj-Bujupi.