Janë të rralla, shumë të rralla rastet kur një lojtar braktis Reali dhe më pas i bashkohet Barcelonës, apo në të kundërtën, por megjithatë...

Janë të rralla, shumë të rralla rastet kur një lojtar braktis Reali dhe më pas i bashkohet Barcelonës, apo në të kundërtën, por megjithatë diqka e tillë ka ndodhur edhe në të kaluarën, transmeton Sovrani.info.

Lojtarët që kanë pasur eksperienca të tilla janë kritikuar dhe kundërshtuar ashpër nga tifozët, por Angel Di Maria nuk e sheh asnjë problem që t’i bashkohet Barcelonës.

“Sinqerisht, nuk do të kisha ndonjë problem për të luajtur në Barça, përkundrazi,” tha ai ndërsa hodhi poshtë se e kaluara e tij e shkëlqyer në Real Madrid ishte një hendikep për t’iu bashkuar gjigantit katalanas.

“Marrëdhënia ime me Realin ka përfunduar, sepse cikli im ka përfunduar shumë kohë më parë,” tha argjentinasi, i cili u transferua te Manchester United nga Real Madridi dhe më vonë u bashkua me PSG-n.

Pikërisht, këtë të mërkurë Di Maria kthehet në ‘Bernabéu’ për t’u përballur me Real Madridin në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit të Ligës së Kampionëve.

Di María, i cili i shkel të 30-tat të mërkurën, po kalon një sezon të jashtëzakonshëm në PSG, pavarësisht nga konkurrenca e madhe që ai ka në skuadër me 13 gola dhe 15 asistime në 29 ndeshje. /Sovrani.info/

untitled