Kandidati për president të Barcelonës kritikon klubin në lidhje me blerjen e Griezmann Kandidati për president të Barcelonës kritikon klubin në lidhje me blerjen e Griezmann
Ish-presidenti i Barcelonës Joan Laporta ka shprehur shqetësimin e tij me ardhjen e mundshme të Antoine Griezmann në Camp Nou, transmeton Sovrani.info. Laporta ka... Kandidati për president të Barcelonës kritikon klubin në lidhje me blerjen e Griezmann

Ish-presidenti i Barcelonës Joan Laporta ka shprehur shqetësimin e tij me ardhjen e mundshme të Antoine Griezmann në Camp Nou, transmeton Sovrani.info.

Laporta ka treguar se francezi është i mbivlerësuar sa i përket çmimit dhe se përkrahësit e klubit katalon nuk e miratojnë lëvizjen e tij në Barcelonë.

“Mendoj se shumica e tifozëve nuk e duan atë dhe gjithashtu, për shkak të çmimit të tij, për të cilin unë mendoj se është i ekzagjeruar “, tha Laporta.

” Mendoj se ka lojtarë të tjerë me një ndikim të madh që mund të bëjnë në mënyrë të përkryer atë që Griezmann mund të bëjë në Barcelona. Nëse ai vjen, të gjithë katalanasit do të jenë të parët që ta inkurajojnë atë, siç ka ndodhur me të gjithë lojtarët që kanë ardhur”.

Disa ditë më parë, Laporta pretendoi se ai është i gatshëm të kandidojë për t’u bërë përsëri president i Barcelonës , me zgjedhjet e reja të planifikuara paraprakisht për vitin 2021./Sovrani.info/