Kartmonedhat e reja të pafalsifikueshme 100 e 200 euro tashmë në qarkullim Kartmonedhat e reja të pafalsifikueshme 100 e 200 euro tashmë në qarkullim
Duket se falsifikimeve po u vjen fundi. Nga kjo e martë Banka Qendrore Europiane ka nxjerrë në qarkullim prerjet e reja të monedhës euro.... Kartmonedhat e reja të pafalsifikueshme 100 e 200 euro tashmë në qarkullim

Duket se falsifikimeve po u vjen fundi. Nga kjo e martë Banka Qendrore Europiane ka nxjerrë në qarkullim prerjet e reja të monedhës euro.

Këto kartmonedhat e reja 100 dhe 200 euro kanë një siguri maksimale për të mos u falsifikuar dhe janë më praktike edhe në përdorim.

 Dy prerjet e reja mësohet se janë në përmasa më të vogla krahasuar me modelet e vjetra të të njëjtit lloj.

Banka Qendrore Europiane ka vendosur që gjatësia dhe gjerësia e kartmonedhave të jenë të njëjta si ajo prej 50 eurosh. Modelet e reja kanë kaluar provën e ujit, të lavatriçes dhe hekurosjes duke treguar se në asnjërën prej rasteve nuk mund të dëmtohen.

Kartmonedhat kanë një holografi speciale me simbolin e euros që nën efektin e dritës ndryshon ngjyrën nga jeshile smeraldi në blu të thellë. Në këtë mënyrë sipas ekspertëve është e pamundur ndërhyrja e falsifikatorëve.

Sipas Bankës Qëndrore Europiane, pavarësisht futjes në përdorim të transaksioneve dixhitale, risitë në kartmonedha kanë shumë rëndësi. Në fakt statistikat europiane tregojnë se krahasuar me pritjet numri i kartmonedhave shtohet çdo vit me 4%. vetëm prerja prej 100 eurosh është kartmonedha e dytë më e përdorur.

Në fund të muajit qershor të 2018-ës ishin në qarkullim sipas BQE 2,7 miliardë prerje, apo 200 milionë më shumë se prerja më e përdorshme prej 10 eurosh.