Kate dhe William prindër për herën e katër: Këto janë shenjat për një shtatzëni të mundshme Kate dhe William prindër për herën e katër: Këto janë shenjat për një shtatzëni të mundshme
Ditëve të fundit po qarkullojnë thashethemet për një fëmijë tjetër në ‘Kensington Palace’, Mediat britanike të cilat shquhen të jenë shumë të informuar në... Kate dhe William prindër për herën e katër: Këto janë shenjat për një shtatzëni të mundshme

Ditëve të fundit po qarkullojnë thashethemet për një fëmijë tjetër në ‘Kensington Palace’,

Mediat britanike të cilat shquhen të jenë shumë të informuar në lidhje me çdo lajm në familjen mbretërore, kanë zbuluar tre shenja që mund të aludojnë në një shtatzëni të mundshme të Kate Middleton.

Shenja e parë u shfaq ditën kur Kate dhe princi William shoqëruan dy fëmijët më të mëdhenj në shkollë. Dukesha kishte një model të ri flokësh dhe sa herë që kjo ka ndodhur në të shkuarën, ka pasuar një njoftim për një fëmijë.

Shenja e dytë për një shtatzëni të mundshme, duhet kërkuar në agjendën e takimeve të ardhshme të dukeshës, që është mbyllur. ‘Do të marrë kohë të lirë’, kanë thënë burime nga pallati mbretëror por ka nga ata që kujtojnë se shtatzënitë e mëparshme të Kate kanë qenë të komplikuara.

Dukesha gjithnjë ka vuajtur nga të vjellat e mëngjesit dhe kjo kohë e lirë që ajo ka marrë mund ti dedikohet një shtatzënie të re.

Ndërsa shenja e fundit vjen nga princesha Charlotte. Sipas mediave britanike, princesha 4 vjeçare, vazhdon t’u tregojë të gjithëve në shkollën e saj se mami do t’i bëjë një motër.