

KEDS-i njofton pse s’ka rrymë në disa qytete
Kryesoret 14 August, 2019, 21:17

Disa qytete të Kosovës kanë mbetur pa rrymë sot.
Indeksonline ka kontaktuar zyrtaret e KEDS lidhur me këtë çështje, ku është thënë se arsyeja pse nuk ka pasur rrymë në disa qytete është për shkak motit të ligë.
“Ka prishje për shkak te motit te lig, i shoqëruar me erëra te forta. Ekipet e KEDS’it janë ne terren duke i sanuar ato”, ka thënë për zëdhënësi për medie në KEDS, Viktor Buzhala.