Kelmendi: PDK-ja mund ta ndalë vendimin e turpshëm të kryeministrit për rritjen e pagave Kelmendi: PDK-ja mund ta ndalë vendimin e turpshëm të kryeministrit për rritjen e pagave
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi ka thënë se rritja e pagës së kryeministrit dhe ministrave është vendim kundër popullit. “Ditë më parë... Kelmendi: PDK-ja mund ta ndalë vendimin e turpshëm të kryeministrit për rritjen e pagave

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi ka thënë se rritja e pagës së kryeministrit dhe ministrave është vendim kundër popullit.

“Ditë më parë Gjykata Kushtetuese morri vendim që lejon Kryeministrin Haradinaj ta zbatoj vendimin e tij të mëhershëm për rritjen e pagës së vet dhe ministrave të tij.

Nëse kryeministri nuk mërzitet për gjendjen e popullit, atëherë këtë vendim të turpshëm duhet ta ndalë partneri i koalicionit PDK-ja përmes Ministrit të tyre të Financave, Bedri Hamzës. Pse po heshtë PDK, Nisma dhe AKR? Pse po heshtë LDK dhe VV?

Ky vendim i Kryeministrit Haradinaj që të ia dyfishoj vetit pagën nga 1400 euro në 2950 euro është argumenti më i qartë se opozita duhet ta qes në votim mocionin për rrëzimin e kësaj qeverie”, ka thënë Kelmendi.

Ai ka shtuar se ky vendim i kryeministrit Haradinaj për rritjen e pagës së vet dhe ministrave të tij, tregon mentalitetin e politikanëve të Kosovës.

“Sipas tyre politikani duhet të jetë mbi popullin dhe populli duhet të jetë shërbëtor i politikanit. Por le ta dinë këta politikan se e kanë gabim.

Le ta dinë këta politikan se politikani duhet të jetë shërbëtor i popullit dhe se populli duhet të jetë mbi politikanin”, u shpreh Kelmendi. /Telegrafi/