Kënga më relaksuese në botë. Lufton ankthin më shumë se Ksanaks, ja ç’ndodh në trupin tonë Kënga më relaksuese në botë. Lufton ankthin më shumë se Ksanaks, ja ç’ndodh në trupin tonë
Fuqia shëruese e muzikës merr përmasa të veçanta teksa dëgjon një pasazh disa minutash i cili është emërtuar si më relaksuesi në botë. Bëhet... Kënga më relaksuese në botë. Lufton ankthin më shumë se Ksanaks, ja ç’ndodh në trupin tonë

Fuqia shëruese e muzikës merr përmasa të veçanta teksa dëgjon një pasazh disa minutash i cili është emërtuar si më relaksuesi në botë.

Bëhet fjalë për Weightless, nga trio Marconi Union që po konsiderohet se e lufton ankthin e njerëzve më shumë dhe se medikamenti Xanax.

Një ekspert i cituar nga e përditshmja italiane “Il Mesagero”, thotë se kjo këngë të mbush me energji dhe stimulon fizikun tonë.

Për më tepër, shton ai, është një “ilaç” edhe më efektiv se Xanax, kundër ankthit dhe stresit.

Kënga Weightless, nga trio Marconi Union zgjat në versionin më të njohur që e gjeni në videon e mëposhtme, 8 minuta dhe sipas ekspertit e redukton në 65 për qind nivelin e stresit dhe ankthit kur ju e dëgjoni.

Sipas ekspertit, kjo ndodh pasi sfondi melodioz i Weightless, arrin të ngadalësojë frekuencën e rrahjeve të zemrës dhe ul nivelin e kortizolit në gjak, hormoni përgjegjës për shkaktimin e stresit te njeriu, si dhe minimizon presionin e gjakut.

Weightless, nga trio Marconi Union u lançua për herë të parë në vitin 2011 dhe autorët e kanë bërë këtë melodi edhe në versione të tjera, ku spikat njëri që zgjat plot 10 orë.