Keni dyshime për VAR -in? Mourinho godet fuqishëm me ironinë e tij Keni dyshime për VAR -in? Mourinho godet fuqishëm me ironinë e tij
Asnjëherë banal, por në thuajse çdo dalje publike ironik dhe polemizues. Jose Mourinho-s i mungon futbolli dhe është një nga të papunët e luksit... Keni dyshime për VAR -in? Mourinho godet fuqishëm me ironinë e tij

Asnjëherë banal, por në thuajse çdo dalje publike ironik dhe polemizues.

Jose Mourinho-s i mungon futbolli dhe është një nga të papunët e luksit që paguhet më shumë, edhe pas shkarkimit nag Manchester United. Tashmë në rolin e opinionistit sportiv në rrjetin Sky, tekniku portugez doli kundër atyre që kritikojnë sistemin e video-arbitrimit.

I fundit që kritikoi VAR ishte Pep Guardiola, e mesa duket Mourinho e kishte një përgjigje edhe për spanjollin.
“Vetëm hajdutët mund të ankohen për futjen e telekamerave të sigurisë”, tha ai.

Referenca e fortë e teknikut portugez vjen në një kohë që po ngjall gjithmonë e më tepër diskutime, teknologjia në Ligën më të fortë të planeti, në vendin ku u shpik futbolli. Më herët Pep Guardiola protestoi për anulimin e një goli që do t’i jepte fitoren Manchester City-t kundër Tottenham-it, një zgjedhje e arbitrit që më vonë u aprovua në mënyrë unanime.

Premier Liga është kampionati më i pasur në botë, e si të mos mjaftonin akordet e panumërta me sponsorët, edhe në pauzën plot ankth që shoqëron momentet e ndërhyrjes së videoarbitrit, do të futen spote publicitare.