Kërkohet me ngulm nga Real Madrid, Ajax kërkon të ”blindojë” mesfushorin Kërkohet me ngulm nga Real Madrid, Ajax kërkon të ”blindojë” mesfushorin
Donny van de Beek ishte një nga lojtarët që shkëlqeu te Ajax sezonin e kaluar në Champions League dhe në kampionat. Mesfushori hollandez ishte... Kërkohet me ngulm nga Real Madrid, Ajax kërkon të ”blindojë” mesfushorin

Donny van de Beek ishte një nga lojtarët që shkëlqeu te Ajax sezonin e kaluar në Champions League dhe në kampionat. Mesfushori hollandez ishte deçiziv në disa ndeshje duke bërë që skuadra e tij të shkonte deri në gjysmëfinale ku u eleminuar nga Tottenham vetëm në minutën e fundit.

Donny van de Beek kërkohej me ngulm nga Real Madrid, por në fund tratativat dështuan dhe mesfushori qendroi te Ajax. Në këtë mënyrë drejtuesit e Ajax po mendojnë t’i ofrojnë një rinovim lojtarit për ta ”bliduar” nga ofertat e Realit, por jo vetëm. Tashmë do të jetë mesfushori ai që do të vendos se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij.