Kërkohet paraburgim për burrat e kthyer nga Siria, pritet vendimi i gjykatës Kërkohet paraburgim për burrat e kthyer nga Siria, pritet vendimi i gjykatës
Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë kërkesë për paraburgim ndaj katër kosovarëve të kthyer nga Siria. Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot pritet të... Kërkohet paraburgim për burrat e kthyer nga Siria, pritet vendimi i gjykatës

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë kërkesë për paraburgim ndaj katër kosovarëve të kthyer nga Siria.
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot pritet të merret vendimi për Agon Misinin, Arijan Kryeziun dhe Visar Qukovcin për të cilët po dyshohet se kanë luftuar në Siri në mbështetje të organizatave terroriste. Ndërsa, ndaj Rexhë Tafajt (i mitur) vendimi ku i janë caktuar 30 ditë paraburgim është marr dje.

Prokurori Special, Sylë Hoxha ka thënë për lajmi.net se kërkesën për paraburgim në Themelore e kanë dorëzuar të shtunën.

“Ne e kemi dorëzuar kërkesën dje në afatin e paraparë ligjor tash gjykata vendos për masën e paraburgimit. Sot merret vendimi, është afati ligjor janë të obliguar si ne si ata me i përfill afatet”, ka thënë Hoxha.

Theksojmë se të lartpërmendurit janë arrestuar pas kthimit nga Siria nën dyshimet për pjesëmarrje në luftërat e huaja. Në mesin e 110 kosovarëve të kthyer nga Siria janë edhe 32 gra dhe 74 fëmijë, përfshirë 9 fëmijët që kanë humbur prindërit në luftën e Sirisë.

Këta persona po qëndrojnë në qendrën e azilkërkuesve në Vranidoll të Prishtinës. /Lajmi.net/