Kështu duket sot nga brenda Notre Dame (Foto) Kështu duket sot nga brenda Notre Dame (Foto)
Gjatë gjithë natës e edhe mëngjesin e sotëm ka vazhduar puna për shuajtjen e zjarrit në Notre Dame, katedralja e ndërtuar në shekullin 12’të,... Kështu duket sot nga brenda Notre Dame (Foto)

Gjatë gjithë natës e edhe mëngjesin e sotëm ka vazhduar puna për shuajtjen e zjarrit në Notre Dame, katedralja e ndërtuar në shekullin 12’të, shkruan Daily Mail.

Daily Mail ka publikuar fotografi ekskluzive se si duket sot përbrenda katedralja, përcjell Periskopi.

Presidenti francez, Emanuel Macron, ka thënë se ‘më e keqja është eviturar dhe do ta rindërtojmë Notre Damen’.

Notre Dame është një nga ndërtesat më të famshme në botë e sidomos në Paris. E ndërtuar para 850 vjetësh, ajo është ndërtesa që identifikon Parisin bashkë me Kullëj e Eiffelit.

Për ngjarjen e djeshme në Paris, kanë reaguar pothuajse të gjitha figurat botërore, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump, kanë reaguar të gjithë liderët e Kosovës. Të gjitha yjet e shoë bizzit ndërkombëtar kanë përshkruar dhimbjen e tyre teksa shihnin Notre Damen që e kaploi zjarrin dhe po e rrënonte. Dua Lipa ka shkruar se ‘ndjehej zemërthyer teksa po e shihte Notre Damen duke u rrënuar’. /Periskopi/